Mind Nexus ofron konsulencë psikologjike të bazuar në evidencë, që i ndihmon organizatat të ndërtojnë ekipe reziliente, të zhvillojnë udhëheqës të guximshëm dhe të krijojnë kultura të shëndetshme pune, ku njerëzit zhvillohen dhe organizatat arrijnë rezultate të qendrueshme.
Zbuloni më shumëMind Nexus ofron konsulencë psikologjike të bazuar në evidencë, që synon të forcojë reziliencën dhe shëndetin mendor në nivel individual, ekipor dhe organizativ, si dhe të mbështesë zhvillimin e kulturave të shëndetshme organizative.
Ne bashkëpunojmë me organizata për të hartuar dhe zbatuar programe psikologjike dhe organizative. Këto programe i ndihmojnë punonjësit të përballen me sfidat në vend të punës, të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të përparojnë, ndërsa organizatat i mbështesin në krijimin e sistemeve më të shëndetshme, zhvillimin e udhëheqjes reziliente dhe mjediseve të punës me siguri psikologjike.
Në vend të pakove standarde të trajnimit, Mind Nexus zhvillon programe të bazuara në nevojat, prioritetet dhe kulturë të secilës organizatë. Qasja jonë ndërlidhë evidencën shkencore, ekspertizën profesionale dhe zgjidhjet praktike, për të krijuar ndikim domethënës dhe të qëndrueshëm.
Të fuqizojmë individët dhe organizatat përmes qasjeve dhe shërbimeve psikologjike e organizative të bazuara në evidencë, të cilat forcojnë reziliencën, zhvillojnë udhëheqje të guximshme dhe kultivojnë vende pune të shëndetshme dhe me performancë të lartë.
Një e ardhme ku vendet e punës vendosin reziliencën, mirëqenien psikologjike dhe udhëheqjen e guximshme si vlera bazë për rritjen dhe zhvillimin e punonjësve dhe organizatave dhe arritjen e suksesit të qëndrueshëm.
Aty ku psikologjia takon vendin e punës
Konsultime konfidenciale individuale dhe grupore, si dhe coaching profesional, që i mbështesin punonjësit në menaxhimin e sfidave të punës, përmirësimin e mirëqenies dhe rritjen e efektivitetit të tyre në punë.
Trajnime, konsultime dhe coaching të dedikuara udhëheqësve për menaxhim më të mire të presionit, komunikimin efektiv, marrjen e vendimeve të guximshme dhe udhëheqjen e ekipeve me qartësi dhe siguri.
Vlerësime dhe strategji të përshtatura që i ndihmojnë ekipet dhe organizatat të funksionojnë më mirë, të përmirësojnë performancën dhe të forcojnë reziliencën në të gjitha nivelet e organizatës.
Punëtori interaktive dhe praktike, ligjërata dhe psikoedukim mbi stresin dhe burnout-in, reziliencën, sigurinë psikologjike, komunikimin dhe tema të tjera që lidhen me mirëqenien dhe funksionimin në vendin e punës.
Shërbime të hulumtimit dhe vlerësimit që sigurojnë të dhëna të besueshme, matin ndikimin dhe ndihmojnë organizatat të marrin vendime të argumentuara.
Mind Nexus udhëhiqet nga themeluesja e saj, psikologe klinike e licencuar me mbi 20 vjet përvojë profesionale, dhe mbështetet nga një rrjet bashkëpunëtorësh me ekspertizë në psikologjinë klinike dhe organizative dhe jo vetëm. Në varësi prej nevojave të secilës organizatë, ne sjellim profesionistët e duhur për të ofruar mbështetje të duhur dhe të bazuar në evidencë.
Njihuni me ekipin tonë →Keni investuar në trajnime. Keni fuqizuar kapacitetet profesionale. Megjithatë, vazhdoni të ndieni se diçka nuk po funksionon siç duhet — për ju, ekipin ose organizatën tuaj!
Mind Nexus ju ndihmon të kuptoni se çfarë po e pengon zhvillimin e punonjësve dhe ekipeve tuaja dhe ju ndihmon të krijoni ndërhyrje të synuara aty ku ato mund të sjellin ndryshimin më të madh duke ngritur produktivitetin në punë.