Shërbimet tona

Aty ku psikologjia takon vendin e punës

Shërbimet tona e sjellin ekspertizën psikologjike në dinamikat e përditshme të punës. Ne ofrojmë mbështetje të bazuar në evidencë dhe të përshtatur sipas nevojave të punonjësve, ekipeve dhe organizatave permes intervenimit tek mirëqenia individuale, permes fuqizimit të udhëheqësve në organizatë e deri te konsulenca organizative, trajnimet dhe hulumtimet.

Bazuar në vlerësimin fillestar dhe synimet e identifikuara, shërbimet mund të përfshijnë konsultime psikologjike, mbështetje për udhëheqësit, psikoedukim, punëtori ndërvepruese, sesione grupore të fasilituara, vlerësime psikosociale dhe të mirëqenies, si dhe udhëzime praktike për përballimin e sfidave, rikuperimin, përshtatjen dhe ruajtjen e performancës së qëndrueshme, etj.

Shërbimi 01

Konsultim psikologjik, mbështetje profesionale dhe coaching

Konsultime konfidenciale individuale dhe grupore, si dhe coaching profesional, që i mbështesin punonjësit në menaxhimin e sfidave të punës, përmirësimin e mirëqenies dhe rritjen e efektivitetit të tyre në punë.

Konsultim psikologjik, mbështetje profesionale dhe coaching
Shërbimi 02

Zhvillimi i udhëheqjes dhe coaching

Trajnime, konsultime dhe coaching të dedikuara udhëheqësve për menaxhim më të mire të presionit, komunikimin efektiv, marrjen e vendimeve të guximshme dhe udhëheqjen e ekipeve me qartësi dhe siguri.

Zhvillimi i udhëheqjes dhe coaching
Shërbimi 03

Vlerësim dhe konsulencë organizative

Vlerësime dhe strategji të përshtatura që i ndihmojnë ekipet dhe organizatat të funksionojnë më mirë, të përmirësojnë performancën dhe të forcojnë reziliencën në të gjitha nivelet e organizatës.

Vlerësim dhe konsulencë organizative
Shërbimi 04

Ngritja e kapaciteteve dhe trajnime

Punëtori interaktive dhe praktike, ligjërata dhe psikoedukim mbi stresin dhe burnout-in, reziliencën, sigurinë psikologjike, komunikimin dhe tema të tjera që lidhen me mirëqenien dhe funksionimin në vendin e punës.

Ngritja e kapaciteteve dhe trajnime
Shërbimi 05

Hulumtim, monitorim dhe vlerësim

Shërbime të hulumtimit dhe vlerësimit që sigurojnë të dhëna të besueshme, matin ndikimin dhe ndihmojnë organizatat të marrin vendime të argumentuara.

Hulumtim, monitorim dhe vlerësim
Pse Mind Nexus

Pse Mind Nexus?

Mind Nexus ndërlidhë ekspertizën psikologjike, njohjen e funksionimit organizativ dhe qasjen hulumtuese, për t'i kuptuar sfidat e vendit të punës nga këndvështrimet e ndryshme. Puna jonë e ndërlidhë mirëqenien individuale me dinamikat e ekipit, praktikat e udhëheqjes dhe kulturën organizative, duke ofruar mbështetje praktike që krijon ndryshim domethënës dhe afatgjatë.

Mbështetur në psikologjinë klinike dhe praktikën e bazuar në evidencë
Ekspertizë në fushën e mirëqenies së punonjësve, udhëheqje dhe zhvillim organizativ
Përvojë pune me organizata, institucione dhe grupe të ndryshme profesionale
Mbështetje e integruar për individët, ekipet, udhëheqësit dhe sistemet organizative
Punë profesionale dhe konfidenciale, etike dhe e ndjeshme ndaj kontekstit të vendit të punës
Vlerësim i mbështetur në hulumtim dhe rezultate të matshme

Gati për të ndërtuar një organizatë më reziliente?

Le të flasim për çfarë u nevojitet ekipeve tuaja.

Na kontaktoni