Qasja jonë

Organizata të ndryshme – zgjidhje të ndryshme!

Rezilienca dhe zhvillimi i ekipeve dhe organizatave nuk mund të ndërtohen përmes qasjes: 'një recetë për të gjithë!". Prandaj, Mind Nexus e fillon çdo bashkëpunim duke kuptuar kontekstin, burimet, sfidat, prioritetet dhe synimet e organizatës.

Çdo organizatë ka punonjës me profile të ndryshme, presionet e ndryshme, pikat e forta dhe dinamikat specifike të veta të punës. Për këtë arsye, Mind Nexus fillon me një vlerësim fillestar, përpara se të rekomandojë hapat dhe ndërhyrjet e mëtejshme.

Qasja jonë ndërlidhë ekspertizën psikologjike, njohjen e funksionimit organizativ dhe ndërhyrjet praktike, për t'u përqendruar në fushat ku mbështetja mund të sjellë ndryshimin më të madh.

Puna jonë udhëhiqet nga pesë parime themelore

Profesionalizmi
Evidenca shkencore
Konfidencialiteti
Praktika etike
Ndikimi i matshëm
Lëviz
01
Hapi 01

Kuptojmë kontekstin

Hulumtojmë kontekstin, pikat e forta, burimet, sfidat, prioritetet dhe synimet e organizatës. Në varësi prej llojit të angazhimit, kjo fazë mund të përfshijë konsultime, intervista, fokus-grupe, pyetësorë ose shqyrtim të materialene dhe informacioneve ekzistuese.

02
Hapi 02

Hartojmë programin

Gjetjet i shndërrojmë në një program të dizajnuar sipas nevojave të identifikuara të organizatës. Brenda një programi të tillë mund të përfshihen vlerësimi, konsultimi, coaching/ mentorimi, trajnimi, zhvillimi i udhëheqjes ose forma të tjera të mbështetjes së synuar, në vend të përdorimit të një pakete të përgjithshme trajnimi.

03
Hapi 03

Zbatojmë programin

Zbatojmë planin e përpiluar permes ndërhyrjeve praktike dhe të mbështetura në evidencë për punonjësit, ekipet dhe udhëheqësit. Gjatë zbatimit, në vazhdimësi kërkojmë reflektime nga punonjësit dhe I inkorporojmë sugjerimet duke I përshtatur me dinamikat aktuale të organizatës.

04
Hapi 04

Vlerësojmë dhe përmirësojmë

Vlerësojmë rezultatet, mbledhim përshtypjet e pjesëmarrësve dhe identifikojmë ku mund të nevojitet vëmendje e mëtejshme. Këto të dhëna na ndihmojnë ta përshtatim ndërhyrjen dhe të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm.

Gati për të ndërtuar një organizatë më reziliente?

Le të flasim për çfarë u nevojitet ekipeve tuaja.

Na kontaktoni